Transmetuar më 12-04-2021, 09:44

Shefja e sektorit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, ka shpjeguar për publikun, rastet kur personat nuk duhet ta marrin vaksinën edhe nëse janë thirrur ta bëjnë atë.

Silva Bino u shpreh se nëse keni në shtëpi një familjar të prekur nga koronavirusi nuk duhet ta bëni vaksinën pa kaluar të paktën 1 muaj.

Ndërsa nëse keni pasur kontakt me një person me koronavirus mos e bëni vaksinën anti-covid pa kaluar 14 ditë.

Nëse e keni kaluar koronavirusin dhe keni krijuar antitrupa, mund të vaksinoheni pasi të kenë kaluar 3 muaj.

Shpesh herë, ka qytetarë që janë asimptomatikë dhe kanë pasur kontakt me një person pozitiv. Normalisht, ata nuk duhet të vaksinohen pa kaluar dy muaj.

Kur kanë të infektuar brenda familjes, duhet të kalojë dy herë periudha e inkubacionit”, tha zonja Bino.

Sakaq ka edhe këshilla të tjera për vaksinimin. Mirë është që para se të shkohet për vaksinim, të bëhet një test serologjik ku të shihen të ndara img dhe ikg për të kuptuar nëse keni apo jo antitrupa dhe nëse keni të konsultoheni me një mjek se çfarë do të bëni në vijim.

Mjekët e familjes nga ana tjetër këshillojnë që kush vaksinohen, disa ditë para dhe 10 ditë më pas duhet të pijë çdo ditë një aspirinë protect 100mg. Sidoqoftë për një informacion më të detajuar kontaktoni mjekun tuaj.