Transmetuar më 12-04-2021, 07:16

Zbulim i dhimbshëm në një banesë ku tre fëmijë u gjetën të pajetë pasi ishin masakruar me thikë.

Ngjarja tronditëse u zbulua në një apartament në Los Anxhelos, SHBA. Policia lokale njoftoi se nëna e fëmijëve është arrestuar si e vetmja e dyshuar për krimin e trefishtë.

Zbulimi u bë gjatë fundjavës kur një telefonatë mbërriti në policinë lokale duke denoncuar se fëmijë të vdekur gjenden në një banesë.

Kur policia u fut brenda apartamentit u shokua nga skena e dhimbshme, një fëmijë vetëm 6 muajsh, një i dytë 2 vjeç dhe më i madhi 3 vjeç, dergjeshin të vdekur përdhe.

Policia tha se arrestoi 30 vjeçaren Liliana Carrillo, me origjinë nga Amerika Latine, nëna e tre vogëlushëve që u mori jetën.

Hetimet e para flasin për një krim në rrethana ende të paqarta. Në galeri shihni fotot e fëmijëve dhe nënës së tyre. Disa thanë se gruaja ishte e devotshme për rritjen e fëmijëve që kishte me ish partnerin Eric Denton.

Por disa të tjerë pohuan se shpesh nga banesa vinin të bërtitura të gruas dhe fëmijëve që më pas u gjetën të therur me thikë. /noa.al