Transmetuar më 12-04-2021, 09:04

Në Kosovë, ish-deputeti i Kuvendit, Blerim Baruti ka humbur jetën pas një vdekjeje të parakohshme.

I ndjeri ishte më herët edhe ish zëvendësministër në qeverinë e Kosovës, raporton noa.al e cila citon të afërmit që njoftuan vdekjen e Barutit.

Blerim Baruti ka qenë zyrtar i lartë në degën e LDK-së në Mitrovicë, ndërsa për një kohë ka qenë edhe zv.ministër në Qeverinë e Kosovës. Në 2001 deri 2004 ishte deputet për LDK.

Ai ishte profesor universitar në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Baba i katër fëmijëve, 61 vjeçari kishte studiuar inxhinieri kimike në Zagreb. Kurse doktoraturën e kishte kryer në Tiranë.