Transmetuar më 12-04-2021, 09:41

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, për momentin është duke qëndruar në Dubai.

Poza të shumta atraktive janë duke ardhur nga ana e saj, duke ngjallur reagime të 2.3 milionë ndjekësve të saj.

Për shkak se jemi në mes të krizës globale, mbajtja e maskës mbrojtëse në shumë vende është e obligueshme.

Por, në pamundësi për të poseduar një të tillë, Enca si duket e ka gjetur zgjidhjen më të lehtë.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune është parë duke përdorur të brendshmet e saj.

“Kur më thoni që të mbaj maskë mbrojtëse”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Ndërkohë, artistja së shpejti do të sjellë këngën më të re, që titullohet “Zemër”./S.H /NOA.al