Transmetuar më 12-04-2021, 12:09

Një 30 vjeçare nga Ballshi ka ndërruar jetë pas lindjes së foshnjës në maternitetin e Fierit.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur dy dit më parë, më 10 prill.

Familjarët e 30 vjeçares akuzojnë mjekët për mjekim të pakujdesshëm.

Elisabeta Lamaj sapo kishte bërë spinalen, kur ishte ndjerë keq dhe brenda pak orëve ka ndërruar jetë. Të gjendur në këto kushte mjekët kanë ndërhyrë në kohë për të shpëtuar fëmijën, duke ia dalë mbanë. Foshnja fatmirësisht mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Trupi i 30-vjeçares po i nënshtrohet autopsisë.

/a.m/NOA.al