Transmetuar më 12-04-2021, 12:20

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirqënies Sociale ka bërë të ditur se në tre muajt e parë të këtij viti kanë ardhur në jetë 9,610 fëmijë të cilët kanë marr edhe bonusin e bebes, financim i qeverisë për të gjithë fëmijët shqiptar të lindur brenda dhe jashtë vendit.

Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se janë mbi 80 mijë fëmijë që kanë përfituar nga programi universal i bonusit të bebes.

“9,610 fëmijë të lindur nga Janari kanë përfituar bonusin e bebes mbështetjen direkte të Qeverisë, përmes Programit të Mbrojtjes Sociale.

Që nga viti 2019 kur nisi ky program universal, 81,793 fëmijë që kanë gëzuar familjet e tyre kanë marrë shpërblimin financiar: 40,000 lekë; 80,000 lekë; 120,000 lekë”, shkruan Manastirliu në “Facebook”.