Transmetuar më 12-04-2021, 13:10

Alon Gal, shefi i teknologjisë për kompaninë izraelite të inteligjencës për krimin kibernetik Hudson Rock, tha se të dhënat personale të 533 milionë përdoruesve të Facebook ishin hackuar, raporton noa.al.

Business Insider konfirmoi akuzat, duke thënë se informacioni kishte rrjedhur në internet dhe kishte qarkulluar te abuzues, "falas" për këdo që dëshiron t’i marrë ato.

Rrjedhja ka të bëjë me të dhënat personale të më shumë se 533 milionë përdoruesve të Facebook nga 106 vende të botës", përfshirë Shqipërinë.

"Rrjedhja ka të bëjë me të dhënat personale të më shumë se 533 milionë përdoruesve të Facebook nga 106 vende. Këto përfshijnë numrat e telefonit, fjalëkalimet e Facebook, emrat, vendndodhjet, datat e lindja, CV-të dhe adresat e postës elektronike”, thuhet në raportin e faqes në internet.

Facebook nga ana e tij pretendon se kjo është një rrjedhje që i ka fillesat që në 2019 dhe hendeku që u identifikua u korrigjua menjëherë. Sigurisht, të dhënat e dala nuk mund të rikuperohen ose parandalohen nga rrjedhja në internet, siç duket të jetë rasti në 24 orët e fundit.

Hudson Rock vëren se është e habitshme që një bazë e të dhënave kaq e madhe nuk përdoret nga hakerët që e kanë në dispozicion për t’ia shitur një pale të interesuar, por e kanë lejuar atë të rrjedhë lirshëm në hapësirën kibernetike.

Uebfaqja Hackread publikoi një listë të vendeve, përdoruesit e të cilave kanë rënë viktimë e rrjedhjes. Përfshihen të dhënat e mijëra përdoruesve shqiptarë.

Dhe, me shumë gjasa, ata vetë ende nuk janë të informuar se telefoni i tyre celular dhe email janë në dispozicion për këdo që kërkon skedarët me të dhënat e rrjedhura. Edhe nëse ky numër konsiderohej konfidencial sidomos për personazhet publikë.

Për të parë nëse të dhënat tuaja janë vjedhur, klikoni KËTU. /noa.al