Transmetuar më 12-04-2021, 13:46

Një 60-vjeçar mbeti i plagosur me thikë pas një sherri në Gjirokastër.

Ngjarja ndodhi në lagjen e njohur si “Pazari i Vjetër”.

Sipas policisë 57-vjeçari me iniciale A.N, ka goditur me thikë 60-vjeçarin me iniciale I.R, pas një koflikti.

I plagosuri është dërguar në spital, ku pas ndihmës së parë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, janë ende ta paqarta rrethanat e kësaj ngjarje.

Policia ka shoqëruar të dyshuarin, ndërsa po hetohet për të zbardhur motivin e ngjarjes.

/a.m/NOA.al