Transmetuar më 12-04-2021, 14:19

Presidenti Ilir Meta ishte sot në Pogradec, ku tha se mori pjesë në lamtumirën e fundit të mikut të tij, Shyqyri Buzo.

Krahas mesazhit të ngushëllimit, kreu i shtetit ndau edhe një foto krah Shyqyri Buzos, realizuar disa vite më parë.

“Sot në Pogradec, për t’i dhënë lamtumirën e fundit mikut tim të paharruar, Shyqyri Buzos, një njeriu të jashtëzakonshëm i cili edhe pse jetoi dhe drejtoi në dy sisteme të ndryshme ishte gjithmonë simbol i vlerave më të mira të Mokrës e Pogradecit me patriotizmin, fisnikërinë, mençurinë dhe besnikërinë e tij”.

“Ne do ta kujtojmë gjithmonë me dashuri dhe mirënjohje!”, – tha Presidenti Meta, në mesazhin që ndau me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook.

/a.m/NOA.al