Transmetuar më 12-04-2021, 14:34

Konsumimi i ujit të ngrohtë në këtë periudhë kur temperaturat rriten, mund të duket i papërshtatshëm.

Por nëse lexoni si ndikon në organizmin tuaj, do ta mendoni sërish …

Ekspertët thonë se uji është më i dobishmi kur e pini të ngrohtë.

Duke marrë parasysh sa para shpenzojmë për trajtime të shtrenjta bukurie, shpesh njerëzit nuk i japin rëndësinë e duhur diçkaje kaq të thjeshtë si pirja e ujit në mënyrën e duhur.

Pastron lëkurën!

Uji i ngrohtë mund të ndihmojë në detoksifikimin e trupit tuaj. Për shkak se pirja e ujit të ngrohtë rrit temperaturën e trupit, kjo ju bën të djersiteni. Nga ana tjetër, ju ndihmon të hiqni qafe toksinat dhe e bën më të lehtë për organet tuaja të tretjes eleminimin e papastërtive. Pastrimi i trupit tuaj nga brenda trajton aknet dhe e bën lëkurën tuaj të shëndetshme.

Parandalon plakjen e parakohshme!

Toksinat mund të bëjnë që lëkura juaj të plaket më shpejt dhe të shkaktojë rrathë të errët dhe qeska të fryra në sytë tuaj. Konsumi i ujit të ngrohtë ndihmon në riparimin e qelizave të lëkurës që janë të dëmtuara nga radikalet e lira të dëmshme dhe e bën lëkurën të duket më e butë.

Mban larg kruajtjen e kokës!

Uji i ngrohtë e mban kokën të hidratuar, që do të thotë se ka më pak të ngjarë të krijohet zbokth. Kur lëkura në kokën tuaj është e shëndetshme dhe e lagur, ajo i mban flokët tuaj me shkëlqim, të fortë dhe të butë.

‘Ndriçon’ lëkurën tuaj!

Pirja e ujit të ngrohtë rregullisht, ndihmon trupin tuaj në tretjen e yndyrës, relakson muskujt dhe rrit qarkullimin e gjakut. Qarkullimi i rritur i gjakut rinon qelizat e lëkurës dhe i mban ato të ushqyera.

Ju ndihmon të përfitoni sa më shumë nga produktet e kujdesit për lëkurën!

Pirja e ujit të ngrohtë është mënyra më e lehtë për metabolizmin tuaj, i cili nga ana tjetër do të ndihmojë lëkurën të përfitojë nga të gjitha produktet dhe kremrat hidratues që aplikoni në të. Meqenëse problemet e zorrëve nuk ju lejojnë të merrni mjaftueshëm vitamina dhe lëndë ushqyese nga ushqimi, kjo mund ta mbajë lëkurën tuaj nga pamja më e mirë dhe të përkeqësojë kushtet ekzistuese të lëkurës.

Hidraton lëkurën tuaj!

Pavarësisht se sa i shtrenjtë është kremi juaj hidratues, ai kurrë nuk mund ta mbajë lëkurën tuaj pa rrudha nëse nuk pini mjaftueshëm ujë. Diçka aq e thjeshtë sa pirja e ujit të ngrohtë çdo ditë mund të ndihmojë në balancimin e pigmentimit, zvogëlimin e fryrjes dhe forcimin e lëkurës.

Mbron lëkurën nga infeksionet!

Të konsumosh një gotë ujë të ngrohtë mbron veshkat dhe ndihmon në luftimin e inflamacionit. Kur organet tuaja janë të pastra, lëkura është më pak e ndjeshme ndaj infeksioneve. Për rezultate më të mira, shtoni disa pika lëng limoni.