Transmetuar më 12-04-2021, 15:16

Në një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, Ana Kauri ndau një pjesë të skeçit “Pallati 176” në “Instastory” dhe pyeti se cili prej tyre e ka marrë i pari hapin në lidhjen e dashurisë.

Pavarësisht daljes nga  “Për’puthen”, ajo vijon të ketë vëmendjen e publikut për jetën e saj private.

Në bashkëbisedim me ta ndjekësit tregonin eksperiencat e tyre, ndërsa dikush e pyeti ish-konkurrenten në lidhje me jetën e saj sentimentale.

“Po Ana po, ke gjetur ndonjë burrë ti apo jo?”- i shkroi ndjekësi, teksa Ana ia kthen: “Rrugës jam dhe unë”, duke lënë vend për dyshime.

Ndërkohë, prej disa javësh po aludohet për një lidhje të mundshme mes Anës dhe Fation Kuqarit, gjithashtu ish-konkurrent në “Për’puthen”. Gjatë emisionit, ata shfaqën pëlqim për njëri-tjetrin dhe realizuan takime.

Takimet u ndërprenë për publikun, për shkak të daljes së Fationit nga emisioni, por jo për Anën.

/a.m/NOA.al