Transmetuar më 12-04-2021, 15:46

Cikloni tropikal Seroja shkatërroi ndërtesa dhe gjithçka gjeti para në një rrip toke prej 1000 km që goditi Australinë Perëndimore.

Erëra që mbërrinin fuqinë 170km/h dëmtuan deri në 70% të shtëpive në qytetin e Australisë Perëndimore.

Qindra shtëpi janë shkatërruar në qytetin Kalbarri të Australisë Perëndimore.

Kryeministri i shtetit, Mark McGowan, tha se rreth 70% e shtëpive në qytetin turistik kishin pësuar dëme pasi cikloni i kategorisë tre zbarkoi vetëm në jug të qytetit.

Kalbarri, një qytet i njohur turistik që shtrihet 580 km në veri të Perth, është shtëpia e rreth 1,400 njerëzve. McGowan tha se besohet se rreth 40% e atyre pronave të goditura nga stuhia mendohet të kenë pësuar dëme të mëdha, duke përfshirë humbjen totale.

"Zemërthyerëse," u tha McGowan gazetarëve.

Të gjithë Australianët Perëndimorët po mendojnë për njerëzit e prekur.

Ditët në vijim do të jenë shumë të vështira, ndaj edhe kërkohet solidaritet.

Stuhia tani është lehtësuar për momentin, sipas mediave australiane.

Më shumë se 31,500 shtëpi mbetën pa energji në Kalbarri, Geraldton, Northampton, Dongara, Port Denison dhe Mulleëa që nga e hëna pasdite.

U shkatërrua kanalizimi dhe infrastruktura të tjera të tilla si linjat telefonike gjithashtu u dëmtuan.

Autoritetet kërkuan që komuniteti të kishte durim.

Janë angazhuar edhe forcat e Armatosura për evakuime emergjente. Po ashtu edhe nga zona të tjera kanë mbërritur vullnetarë për përballimin e situatës.

Në zonën e prekur u regjistruan erërat më të forta në më shumë se 50 vjet, tha Byroja e Meteorologjisë.

"Unë kurrë nuk kam e përjetuar në jetën time atë që kemi përjetuar natën e kaluar," i tha të hënën një televizioni lokal një banore dhe menaxherja e parkut të karvaneve “Debbie Major”.

Gjysma e qytetit të vogël besohet se është rrafshuar./a.m/NOA.al