Transmetuar më 12-04-2021, 16:31

Vaksinimi masiv i popullatës kundër Covid-19 ka zbritur aktualisht për moshat 65 vjeç.

Sipas autoriteteve janë vënë në listat prioritare edhe të sëmurët kronikë të fashës 60-65 vjeç.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini sqaroi sot për mediat se të gjithë personat mbi 65 vjeç mund të vaksinohen pa pritur njoftimin nga mjeku.

Tomini tha se të gjithë ata nën 65 vjeç do njoftohen për datën, pasi prioritet janë të sëmurët kronikë.

Tomini siguron se askush nuk e humbet të drejtën e vaksinimit, edhe nëse nuk i përgjigjet thirrjes së parë nga mjeku i familjes.

Aktualisht listave për vaksinim i janë shtuar 372 mijë persona, prej të cilëve 142 mijë janë të grupmoshës 65-69 vjeç dhe 185 mijë të grupmoshës 60-64 vjeԷ. Vaksinimi i tyre pritet të përfundojë në muajin Maj.

Sot nga Elbasani ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se janë mbi 185 mijë të moshuar të vaksinuar deri më sot dhe më shumë se 260,000 vaksinime në total.

/a.m/NOA.al