Transmetuar më 12-04-2021, 17:12

Familjarët e 19-vjeçares shqiptare, Artemis Vasili, e cila nuk ka dhënë shenja jete për gjashtë muaj, ngritën një padi ku akuzon rrëmbyesit e vajzës së tyre për vrasje, ndonëse nga policia nuk ka deri tani asnjë konfirmim për këta të fundit.

Nëna e saj raportohet se po përballet me probleme serioze psikologjike, pas zhdukjes së vajzës së saj adoleshente.

Avokati i familjes së vajzës, Stavros Georgiou, foli për protothema.gr, ku tha se familjarët paraqitin një kërkesë në Prokurori për t’ia adresuar çështjen Departamentit të Vrasjeve të Policisë Greke, pasi nuk ka asnjë gjurmë të 19-vjeçares.

“Nuk ka asnjë gjurmë që nga dita e zhdukjes së Artemisit. Ngjan sikur toka u hap dhe e gëlltiti këtë vajzë. Shumë gjëra janë eksploruar, por nuk ka asnjë gjurmë të tyre. Familja u detyrua të ngrejë një akuzë për vrasje kundër rrëmbyesve”.

“Ne paraqitëm një kërkesë tek shefi i zyrës së prokurorit të shkallës së parë dhe kërkuam të adresojmë çështjen, vrasjen, e cila me përvojën dhe mjetet e saj sigurisht do të na ndihmojë të zbulojmë se çfarë mund të ketë ndodhur me 19- vjeçaren”, tha avokati.

Sipas Georgiou, paraqitja e një vajze me karakteristikat, por edhe të njëjtin mbiemër, krijoi shpresa të rreme në familje.

“Ne kemi bërë shumë kërkime por pa rezultat. Imagjinoni një vajzë si Artemis, e cila gjithashtu kishte mbiemrin Vasili. Ajo u shtrua në spital dhe një vajzë atje dëgjoi emrin, por pamja e saj i ngjante Artemis. Menjëherë, prindërit shkuan atje, por në fund të fundit ishte një e ngjashme”, deklaroi avokati.

Familja, përmes avokatit të saj, i paraqiti një kërkesë ekspertit të Google sepse gjurmët elektronike të telefonit celular të 19-vjeçares u zhdukën.

Sipas Georgiou, ai u emërua këshilltar teknik për të pasur qasje në ekspertizën nga Prokuroria e Krimit Kibernetik.

“Ekspertiza nga Google mund të na tregojë se kush mund të ketë fshirë gjurmët elektronike, por gjithashtu mund të zbulojmë se çfarë është fshirë,” shpjegoi avokati Stavros Georgiou./a.m/NOA.al