Transmetuar më 12-04-2021, 18:39

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer jashtë banesës së një personi në Orikum të Vlorës.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, jashtë banesës së shtetasit Artan Xhelilaj.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme të vogla materiale. Nuk dihen autorët e vendosjes së lëndës plasëse.

Ndërkohë, Noa.al mëson se banesa është në pronësi të një personi që është dënuar me arrest shtëpie.

Sasia, e dyshuar tritol, ka qenë rreth 20 gram. /k.k/noa.al/