Transmetuar më 12-04-2021, 22:04

Shqipëria ka marrë deri sot, 396,560 doza vaksinash të llojeve CoronaVac nga Sinovac, AstraZeneca, Pfizer-BioNTech dhe Sputnik-V.

Partia e fundit e mbërritur ishte ajo sonte në mbrëmje kur mbërritën në Aeroportin “Nënë Tereza” 7020 doza të radhës të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së qeverisë shqiptare me kompaninë amerikane.

Ndër afro 396 mijë vaksina, 292 mijë janë CoronaVac, 60 mijë, ruse të Sputnik-V dhe pjesa tjetër, ato të certifikuara nga BE, Pfizer-BioNTech dhe AstraZeneca që ndryshoi emrin në Vaxveria.

Deri mbrëmjen e sotme janë kryer 267,541 vaksina. Aktualisht janë gjendje rreth 130 mijë doza vaksinash, shumica kineze.

U bënë më shumë se dy javë që në Shqipëri nisi vaksinimi masiv i popullatës.

Në fillim u vaksinuan të gjithë punonjësit e Shëndetësisë në shtet dhe privat. Më tej u vijua me arsimtarët në shtet, kurse në privat nisin pas pak ditësh.

Në vazhdim u vaksinuan pedagogët në shtet, që të gjithë ndër ata që pranuan, me AstraZeneca.

Vaksinimi ka vijuar me moshat 80+ dhe prej disa ditësh edhe për moshat +65. Nga sot fusha u ul për moshat 60 vjeç+.

Sakaq janë futur në proces vaksinimi të gjithë gazetarët dhe punonjësit e medias.

Po ashtu dhe forcat e policisë së Shtetit dhe policive bashkiake.

Qeveria thotë se do të sjellë gjatë vitit në vazhdim 2.6 milionë doza të 4 lloje vaksinash që noa.al renditi më lart.

Moderna dhe Johnson and Johnson nuk kanë sjellë asnjë dozë në Shqipëri. /noa.al