Transmetuar më 13-04-2021, 11:38

Greqia dhe 12 vende të tjera anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje që synon të sigurojë udhëtime të sigurta si dhe rritjen e turizmit brenda bllokut  evropian.

Lajmin e bënë të ditur  mediet austriake.

Sipas raportit, Ministrja austriake e Turizmit Elisabeth Kostinger tha se vendet anëtare përgatitën detajet e një propozimi për një “pasaportë të gjelbër” të prezantuar për herë të parë në fillim të këtij viti, dhe  që tashmë janë përcjellë për miratim në Komisionin Evropian.

Kostinger shpjegoi se skema përbëhet nga një certifikatë që konfirmon se udhëtarët janë të painfektuar, janë vaksinuar kundër koronavirusit të ri, kanë rekomandim shëndetësor se janë rikuperuar kohët e fundit nga infeksioni, ose që janë testuar negativ nga virusi.

Sipas raportit, informacioni do të ruhet në një kod QR të lidhur me një sistem të përbashkët.

Plani është që certifikatat të aplikohen jo më vonë nga qershori dhe kjo të sigurojë lirinë e udhëtimit gjatë stinës turistike.

Vendet e tjera që kanë rënë dakord për Covid-pasaportat janë Austria, Kroacia, Qiproja, Danimarka, Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Malta, Portugalia, Sllovenia dhe Spanja dhe Bullgaria.

/a.m/NOA.al