Transmetuar më 13-04-2021, 12:13

Pas disa ditë beteje me Covid-19, prindërit e aktores janë shtruar në spital për të marrë një trajtim më të specializuar nga mjekët.

Bëhet fjalë për prindërit e aktores Teuta Krasniqi.

Ata kanë shfaqur komplikacione nga Covid-19.

Lajmin e  ka bërë të ditur vetë i ati i aktores, Milazim Krasniqi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se bashkë me bashkëshorten e tij Edibja janë shtruar në spital.

/a.m/NOA.al