Transmetuar më 13-04-2021, 14:44

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, përmes një fotoje dhe një mesazhi që ka ndarë në rrjetin social Facebook thotë se më 25 prill nuk do të ndodhë ndonjë dramë e madhe, me zgjedhjet.

Ajo parashikon thjesht largimin e kryeministrit Edi Rama dhe kaq!

Gjithashtu Jorida parashikon edhe një transferim të qetë të pushtetit.

Kujtojmë se Jorida Tabaku është e dyta në listën e PD-së, për qarkun e Tiranës dhe e ka thuajse të sigurt vendin në Kuvendin e ardhshëm.

Ajo vjen nga bota akademike, i përket brezit të ri të politikanëve dhe është ndër të paktat politikane, që nuk akuzohet qoftë edhe nga e majta.

/a.m/NOA.al