Transmetuar më 15-04-2021, 18:17

Ka ndërruar jetë edhe Bekim Muja, babai i 15-vjeçarit, A.Muja, i cili u vra në pyllin e fshatit Gradicë të Drenasit pak ditë më parë.

Lajmin e ka konfirmuar shefi i klinikës së Intensivës, Shaqir Uka.

“S’mundi me përballuat plagët e marra, ka ndërruar jetë në orën 16:30”, tha Uka për Gazetën Express.

Motivi i tragjedisë, sipas familjarëve, është mali i fshatit, në të cilin viktimat kishin shkuar për të marrë dru, por aty kishin shkuar fqinjët e tyre dhe kishin shtënë në drejtim të babë e bir me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes ndërroi jetë A.Muja 15-vjeç, i cili u varros dy ditë pas tragjedisë së ndodhur.

Departamenti për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj dy të dyshuarve për vrasjen 15-vjeçarit dhe plagosjen e babai të tij në Gradicë të Drenasit.

Sipas njoftimit të policisë, Xh.B dhe A.B, akuzohen për dy vepra penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll të paautorizuar të armëve”.