Transmetuar më 16-04-2021, 22:46

Megan Markle ka një lëkurë të përsosur dhe me shkëlqim. Sekretet e saj? Ushqim i shëndetshëm, kujdes profesional i lëkurës dhe produkte të zgjedhura me kujdes

Asnjëherë nuk lë pa shkuar në takim me dermatologun

Kur shkon te dermatologu, Megan rrëfen se ai përdor një solucion për fytyrën për të hapur poret. Më pas ia pastron fytyrën ndërsa edhe e masazhon njëkohësisht. 

Megan Markle është admiruese e masazhit të fytyrës dhe pohon se ky masazh ndihmon në pastrimin e kulluar të fytyrës.

Në Nju Jork, ajo viziton Nicolas Josh, klientët e tjerë të famshëm të të cilit përfshijnë Scarlett Johansson, Giselle dhe Gwyneth Paltrow.

Pak gjëra dhe të thjeshta 

“Rutina ime e bukurisë është shumë e thjeshtë dhe zgjat vetëm pesë minuta. Vendos korrektor atje ku duhet, aplikoj ngjyrë për vetulla, balsam buzësh dhe pak skuqje të mollëzave. Kjo është përbërja ime e preferuar. Nëse jam duke dalë natën, do të shtoj eyeliner”.

Ushqim të shëndetshëm

Lëkura e bukur fillon me ushqimin e duhur dhe Megan preferon produkte bio dhe të freskëta. Në vend të kafesë, ajo pi lëng të shtrydhur frutash, një burim i mirë energjie.

Sekreti i saj? Mollë, lakër dhe spinaq. Sepse janë antioksidantë që ndihmojnë në trajtimin e lëkurës kundër plakjes.

Si një kaliforniane e vërtetë, mëngjesi i saj përmban açai smoothies si dhe mjedra, qumësht bajamesh dhe mjaltë – një zgjedhje e shkëlqyeshme pasi qumështi i bajames përmban vitamina B2, të cilat ndihmojnë në hidratimin e lëkurës.

Këshillat e saj për përbërjen natyrale

"Unë vendos fondatinë vetëm aty ku duhet dhe e aplikoj mirë me sfungjer. Kurrë nuk dua të mbuloj mollëzat e mia, kështu që e vë fondatinën vetëm në pak vende të fytyrës e jo në të tërën".

Sekreti i saj për tu dukur e freskët

"Për t’i bërë sytë e mi të duken më të hapur, unë vendos ton – highlighter në këndin e brendshëm. Ky truk është veçanërisht efektiv kur e keni gdhirë natën duke dalë". /noa.al