Transmetuar më 16-04-2021, 23:32

Një nga restorantet në Prishtinë ka zhvilluar një protestë, e cila është bërë lajm në të gjithë botën.

Shkak për tërheqjen e vëmendjes, është bërë forma e veçantë e kësaj proteste që tërhoqi vëmendjen edhe të mediave botërore.

Edhe EuroNews ka shkruar për këtë protestë, dukë thënë se pronari i restorantit, Petrit Kllokoqi, po mban protestën e heshtur në emër të të gjitha restoranteve, për shkak të masave anticovid që ka marrë qeveria e Kosovës.

“Petrit Kllokoqi, pronari i restorantit ‘Bagolina’ në kryeqytetin e Kosovës, ka mbushur karriget e tij me manekinë të veshur, të cilët duken sikur janë duke ngrënë mëngjes dhe drekë, me menu dhe shishe verë para.

Kllokoqi, njëkohësisht kryetar i Shoqatës Kosovare të Gastronomisë, thotë se ai po mban protestën e heshtur në emër të të gjitha restoranteve”,- thuhet ndër të tjera në artikullin e tyre.

Qeveria e Kosovës, që nga data 7 prill, ka mbyllur gastronominë dhe të gjitha qendrat tregtare për të parandaluar përhapjen e COVID-19.