Transmetuar më 17-04-2021, 12:23

Tre persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Raçë të Gjakovës.

Nusret Gjurkaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë, konfirmoi lajmin e trishtë për mediat e Kosovës.

Dyshohet se dy shtetas janë nga Kosova dhe një nga Shqipëria.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 07:40 policia është njoftuar për një aksident në Fshatin Raçë. Patrullat policore kanë vërejtur se brenda veturës që kishte dalë jashtë rrugës kanë qenë tre persona”, tha Gkurkaj.

Nuk bëhen ende të ditur emrat e viktimave të këtij aksidenti të rëndë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar dalë ambulanca, zjarrfikësit, njësia e trafikut  si dhe prokuroria.

Ndërkohë, Syri Vizion në Kosovë publikoi edhe momentin kur nxirren nga makina trupat e pajetë, në vendin e ngjarjes.

/a.m/NOA.al