Transmetuar më 17-04-2021, 16:24

Një aksident i rëndë u shënua sot në Raçë të Gjakovës. Si pasojë e aksidentit humbën jetën tre persona, dy prej tyre nga Kosova dhe një nga Shqipëria.

Viktimat janë Rokson Domgjonaj, Pjetër Ndrecaj si dhe bashkëshortja e tij nga Shqipëria, Blerina Meqaj.

Gjithashtu bëhet e ditur se në aksident u përfshi vetëm automjeti tip "Ford" ku udhëtonin tre viktima. Makina u përplas me urën dhe doli nga rruga. Shkak i aksidentit mendohet të jetë shpejtësia tej normave dhe lagështia në rrugë./S.H /NOA.al