Transmetuar më 18-04-2021, 08:34

Edhe këtë të dielë, i gjithë vendi do të mbetet me mot të paqëndrueshëm.

Sipas MeteoAlb, orët e para të ditës do të jenë me vranësira të cilat do të gjenerojnë reshje shiu, ku herë pas here do të jenë dhe në formë rebeshi.

Por në vijim parashikohet përmirësim i përkohshëm i motit, duke sjellë intervale me kthjellime në vendin tonë.

Sa i përket temperaturave, ato do të vijojnë të rriten në mëngjes, por pritet një ulje në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 15°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtesi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 – 3 ballë. /k.k/noa.al/