Transmetuar më 18-04-2021, 14:03

Infeksioni COVID-19 zakonisht godet traktin respirator, shpesh me disa simptoma të pazakonta, të tilla si humbja e shijes, humbja e nuhatjes, skuqja lokale, etj.

Megjithatë, janë evidentuar edhe raste që sëmundja "godet" në formën e mosfunksionimit normal seksual. 

Rasti i një burri 62 vjeç në Francë, është marrë në studim. Ai përfundoi duke vuajtur nga një torturë katër orëshe për shkak të COVID-19 pasi pësoi ereksion të pandalshëm.

Ereksioni i torturës

Incidenti raportohet në një artikull në Revistën Amerikane të Mjekësisë, informon noa.al. Përmes këtij studimi, ekspertët duan të paralajmërojnë burrat se priapizmi – një gjendje mjekësore në të cilën penisi mbetet i ngritur për më shumë se zakonisht jashtë aktivitetit seksual – është një efekt i mundshëm anësor i koronavirusit.

Kirurgu Urolog – Androlog Konstanti Rokka, vëren se ky është një efekt anësor jo aq i njohur i COVID-19, të cilin sidoqoftë, mjekët dhe publiku duhet ta kenë parasysh.

Ndërsa shpjegon: "Priapizmi mund të merret me shaka madje edhe me mburrje për disa, por në të vërtetë është një gjendje e vështirë dhe shpesh e dhimbshme, e cila, nëse nuk trajtohet në kohë dhe në mënyrë korrekte, mund të shkaktojë mosfunksionim të përhershëm të ereksionit. Mund të fillojë si një ereksion normal kur dikush eksitohet seksualisht, por gjithashtu mund të ndodhë edhe pa ndonjë arsye e tillë.

Sipas artikullit shkencor, burri shkoi në Center Hospitalier de Versailles në Le Chesnay pranë Parisit me simptoma të zakonshme si ethe, kollë e thatë, diarre dhe gjendje të keqe fizike për shkak të Covidit.

Mjekët i dhanë antibiotikë, por ai u kthye në spital dy ditë më vonë me gulçim.

62-vjeçari përfundoi me rëndim dhe mosfunksionim të frymëmarrjes dhe e futën në intubum ku u trajtua për sindromën e distresit respirator akut (ARDS).