Transmetuar më 22-04-2021, 09:18

Gent Nikqi një djalosh 9 vjeçar, i cili ditë më parë u dërgua për shërim në Turqi nuk arriti ta fitonte dot betejën me sëmundjen e rëndë.

Bëhet me dije se Genti vuante nga një sëmundje e mëlçisë.

Javë më parë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adnan Hyseni përmes një postimi në Facebook, kishte njoftuar se janë mbledhur të gjitha mjetet financiare për shërimin e Gent Nikçit nga Rugova e Pejës.

Por, sot Hyseni njoftoi se djaloshi 9 vjeçar nuk arriti të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë.

“Na fal u munduam po nuk u var prej nesh edhe pse nuk lamë gur pa livrit e Shqiptar pa i bashku rreth teje duke besu fuqishëm se ki me fitu betejën ndaj sëmundjes së rëndë. Nga sot je bërë engjull i qiellit duke lut ZOTIT te shperblej shpirtin tend te bardh e t’paster siç ishe.

Ngushëllime familjes se 9 vjeqarit Gent Nikqi nga Rugova e Pejes, falenderues secilit qe i qendroj afer Gentit deri sot”.

Gent Nikqi ishte nisur më 7 prill për trajtim në Turqi, ndërsa vuante nga një sëmundje e mëlçisë. Ai ishte dërguar në Turqi për transplantim të mëlçisë./S.H /NOA.al