Transmetuar më 22-04-2021, 14:32

Ish-ministri, deputeti dhe ish-kryetari i partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, ka zbuluar se kandidatja e PD-së për Tiranën, është një frymëzim për të dhe të gjitha ata që ëndërruan Europën në fillim të viteve ‘90.

Mund të kenë kaluar 30 vjet dhe Europa mund të duket ende një “ëndërr e largët”, por Ceka beson se nëse Shqipëria do të udhëhiqet nga politikanë të brezit të ri, si Jorida Tabaku, ëndrra e kahershme e cila po ringjallet mund të bëhet më në fund realitet.

I tërhequr tashme nga politika, karrierë të cilin e nisi me të njëjtën parti në vitin 1990, Neritan Ceka sheh sot pikërisht Jorida Tabakun, si politikanja e brezit të ri që po ringjall idetë e Dhjetorit.

“Idetë e Dhjetorit nuk shuhen, por vetëm ringjallen nga njerëz të rinj, në kohë të ngjashme. Ky është një kalim stafete nga Neritan Ceka te Jorida Tabaku, me të njëjtin mision:

“TA BËJMË SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA!”, ka qenë mesazhi i Neritan Cekës, krahas Jorida Tabakut, kandidade për deputete, e dyta në listën e PD-së për qarkun e Tiranës.

Në fakt, Jorida Tabaku vjen nga bota akademike dhe ndaj saj nuk ka pasur deri tani asnjë akuzë për korrupsion nga kundërshtarët politikë.

/a.m/NOA.al