Transmetuar më 22-04-2021, 23:33

Nuk ndodh çdo ditë të kalojnë superjahte gjigante në kanalet e ngushta të Holandës.

Por fatmirësisht, fotografi Tom van Oossanen, regjistroi momentin teksa “Projekti 817”, një jaht prej 94 metrash, e ndërtuar nga kantieri holandez, po transportohej nga ishulli Kaag në Detin verior në Roterdam.

Në fotot e publikuara, shihet se si një nga anijet më të mëdha të ndërtuara në vitin 2021, shfaqet duke lundruar në kanalet e ngushta, përmes shtëpive dhe kishave antike.

Ndërkohë, nga kahu tjetër, banorët ndjekin me habi spektaklin që dhuroi anija.

Sipas fotografit, përgjatë kësaj rruge transferohen çdo vit rreth katër deri në gjashtë jahte. Sidoqoftë, ato nuk janë të mëdha sa “Projekti 817”.