Transmetuar më 24-04-2021, 17:58

Një burrë është vrarë sot rreth orës 14:30 në fshatin Novosellë të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës në rajonin e Pejës.

I dyshuari për këtë vrasje sipas medieve kosovare është Faton Brahimaj.

Akti fatal mësohet është kryer me armën e tipit AK47.

“Në orën 14:40 minuta policia është njoftuar për një vrasje në fshatin Novosellë. Me të arritur policia ka hasur në një trup të shtrirë dhe është kërkuar emergjenca e spitalit, mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu Policia bëri të ditur se i dyshuari për vrasjen e viktimës është arratisur pas krimit.

/a.m/NOA.al