Transmetuar më 24-04-2021, 18:22

Manjola Nallbani u tërhoq nga pjesëmarrja në Festivalin e Këngës pasi u infektua me Covid, ndërsa beteja me koronavirusin ka lënë gjurmë tek ajo.

Këtë e ka reflektuar me projektin më të ri që ka publikuar, një këngë dedikuar situatës së pandemisë dhe veçanërisht sakrificës së mjekëve, atyre që ndodhin në frontin e parë të luftës për të shpëtuar jetë njerëzish.

Kënga mban titullin “Triumf”, për të cilën ajo shkruan:

“Kjo këngë është për NE! Një dedikim për dashurinë dhe solidaritetin njerëzor në këtë kohë pandemie. Gjithashtu një mirënjohje për gjithë ata mjekë që shpëtuan jetë”.

Triumf (Teksti)

I gjithë kuptimi i jetës sime je ti

Bukuria jote s’ka fund

Me ngjanë në ëngjull ti

Po të pres të ngrihesh

Të flasim të qeshim prapë

Dashuria jonë e di se do ja dalë

Ëndrat tona do i realizojmë

Jo as kjo sëmundje…

Z’do t’mund të na ndalojë

U betuam, gëzimet, hidhërimet

Bashkë do i kalojmë

Dashuria jonë pa dyshim, do triumfoj.

E ëmbla ime…

Ti më mbanë të gjallë

Ngrihu të vazhdojmë, aty ku e lamë

Dhe rrugëve të qytetit

I mungojnë hapat e tu, hapat e tu

Buzeqeshja jote, bukurinë kësaj bote, ia shton dhe më shumë

U betuam, gëzimet, hidhërimet

Bashkë do i kalojmë

Dashuria jonë pa dyshim do triumfoj

Muzika: Eriona Rushiti

Teksti: Eriona Rushiti

Orkestrimi: Enis Mullaj

Vokal: Gent Myftaraj

Styling: Enada At’nikolla

/a.m/NOA.al