Transmetuar më 28-04-2021, 23:40
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 22:40, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor fshati Kçiq.

Në aksident janë përfshirë 3 automjete dhe si pasojë janë plagosur 6 persona.

Të plagosurit janë dërguar në spital, ndersa lajmi është konfirmuar edhe nga policia për mediat vendase, ku shkruan:

“Nga informatat fillestare, në aksident trafiku të ndodhur rreth orës 22:40, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor fshati Kçiq, tri vetura të përfshira, si pasojë e aksidentit gjashtë (6) persona kanë kërkuar tretman mjeksëor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë“./noa.al/