Transmetuar më 29-04-2021, 07:37

Dita nis me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin tonë, ku më të dukshme vranësirat do jenë në zonat luginore. Por mesdita dhe pasditja largojnë vranësirat nga pjesa më e madhe e vendit.

Temperaturat e ajrit rriten në të dyja vlerat ditore duke u luhatur nga 9°C mëngjesi deri në 27°C mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Paraditja mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në zonat veriore. Por mesdita sjellë largim të vranësirave nga i gjithë territori i Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Mot i kthjellët dhe vranësira të herë pas herëshme dominojnë gjatë pjesës së parë të ditës. Por pjesa e dytë e ditës largon vranësirat duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.  /S.H /NOA.al