Transmetuar më 01-05-2021, 14:55

Fotot e para të foshnjës së braktisur në parkun Birmingham

Janë publikuar fotot e para të një foshnje të braktisur në një park, të cilën e ka gjetur një shëtitës qensh.

I quajtur George nga stafi i spitalit, ai u gjet më 22 Prill, një ditë para Ditës së Shën Gjergjit.

Mendohet se foshnja kishte vetëm disa orë që kishte lindur, kur u zbulua i mbështjellë me një batanije në “The Mounds in Kings Norton”, Birmingham, Britani e Madhe.

Policia tha se fëmija shkoi "i shëndetshëm" në spital, por ata ishin të shqetësuar për nënën e tij.

Ajo ende nuk është gjetur dhe oficerët vazhdojnë të bëjnë thirrje për këdo që ka informacion të paraqitet.

"Unë nuk i di rrethanat rreth lindjes së George, por, si prind vetë, e di saktësisht se sa gëzim i madh është të bëhesh prind", tha oficeri i policisë, në thirrjen për t’i gjetur foshnjës prindërit, të paktën të ëmën.

Dyshohet se foshnja është braktisur, ngjarje që ka tronditur dhe ka prekur opinionin publik britanik.

Pamjet e kamerave televizive tregojnë një grua duke ecur pak para George u braktis.

Nuk dihet nëse është e ëma dhe për më tepër gruaja ende nuk është gjetur, tha policia, por mendohet se ajo mund të ketë "informacion jetësor" për atë që ndodhi./a.m/NOA.al