Transmetuar më 02-05-2021, 13:33

Studimet shkencore kanë treguar se kulmi seksual i një femre vjen në një moshë më të madhe krahasuar me një mashkull, kur ajo e ka mësuar më mirë trupin e saj dhe di se çfarë dëshiron në seks.

Nga ana tjetër, mashkulli, në moshë të re, ka avantazhin e ngritjes së ndjenjës erotike dhe dëshirës seksuale.

Sipas ekspertëve, "seksi i mirë" për burrat kërkon vetëbesim, duke përforcuar teorinë se cilësia është më e rëndësishme sesa sasia.

Prandaj mosha në të cilën ata shijojnë më shumë seksin, është më e madhe se ajo e grave, citon noa.al.

Shkencëtarët sugjerojnë se të rinjtë mund të bëjnë më shumë seks, por kjo nuk do të thotë se ata e shijojnë më shumë, aq më pak, raporti seksual të jetë më cilësor se në moshë të pjekur.

Një studim amerikan me 1.000 njerëz të moshës 18-65 vjeç zbuloi se burrat bënin seks më të mirë pas moshës 32 vjeç dhe gratë në moshën 25 vjeç.

Sigurisht, ky zbulim nuk është "e vërteta absolute", pasi jeta seksuale e secilit person është e ndryshme dhe në kohë të ndryshme. E po ashtu, e kushtëzuar nga faktorë të tillë si: lindja e fëmijëve, rritja e detyrimeve në shtëpi ose në punë si dhe nëse ka arsye shëndetësore.

Vitet e avancuara dhe jeta seksuale

Një studim nga Universiteti i Çikagos i botuar në British Medical Journal arrin në përfundimin se të dy gjinitë gëzojnë mundësi optimale për të bërë seks ndërmjet moshës 50 dhe deri 69 vjeç me kusht që të mos ketë arsye serioze shëndetësore që ti pengojnë.

Çfarë duhet ditur

Pas moshës 50 vjeç, shumica e burrave përjetojnë probleme në lidhje me diabetin, hipertensionin dhe kolesterolin, të cilat dëmtojnë seriozisht jetën e tyre seksuale.

Për këtë arsye, ekspertët theksojnë se për të qenë aktivë deri në pleqëri, ata duhet t’i kushtojnë vëmendje gjendjes së tyre shëndetësore.

Ndaj me kalimin e moshës meshkujt duhet që të mos lënë pas dore kontrollin vjetor, të mbajnë peshën e tyre në nivele normale, të ushtrohen rregullisht dhe përditshmëria e tyre të jetë në përputhje me udhëzimet e mjekut. /noa.al