11 vite pritje, Interi shpallet kampion i Italisë
Transmetuar më 02-05-2021, 17:14

Pritja e gjatë ka marrë fund, dhe Interi është shpallur sot kampion i Italisë në Seria A.

Zikaltërit hipotekojnë kështu titullin e 19 në historinë e skuadrës.

Interi shpallet kampion pasi Atalanta barazoi me Sasuolon, dhe matematikisht kjo mjaftoi për skuadrën e Kontes.

Kampionët e rinj kanë bërë një paraqitje të mirë këtë sezon, duke lënë pas ekipe të tjera me emër, si Juventusi apo Milani. /k.k/noa.al/