Transmetuar më 03-05-2021, 13:40

Një 21-vjeçar është vënë në prangat e policisë.

Ai akuzohet se ka kundërshtuar dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit e policisë.

I riu i identifikuar me inicialet K. P., 21 vjeç, banues në Maliq, në vendin e quajtur “Lumi i Tërhanit”, Pogradec, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar.

Por pas ndjekjes, ai është kapur prej tyre, dhe gjatë kontrollit të dokumentacionit, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një leje drejtimi e dyshuar si e falsifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

/a.m/NOA.al