Greqia merr vendimin për kalimin nga Kapshtica, çfarë u vendos deri në 14 maj
Transmetuar më 03-05-2021, 15:44

Greqia ka lënë të pandryshuar planin e masave kundër koronavirusit për emigrantët shqiptarë që kalojnë nga Kapshtica.

Autoritetet e Policisë Greke, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 14.05.2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve. /k.k/noa.al/