Transmetuar më 03-05-2021, 16:45

Komisioni Europian ka marrë vendimin për t’u propozuar vendeve të BE-së që të lehtësojnë masat kundër koronavirusit.

Një ndër këto masa lehtësuese është lejimi i qytetarëve, edhe ata që nuk vijnë nga vendet e Unionit, të lëvizin lirisht brenda Bllokut nëse kanë bërë vaksinat.

“Komisioni Europian propozon t’u lejojë hyrjen në BE, për udhëtime jothelbësore, jo vetëm personave që vijnë nga vende me situatë të mirë epidemiologjike, por edhe personave që kanë marrë dozën e fundit të rekomanduar të vaksinës, të miratuar nga BE-ja“, thuhet në dokument.

BE-ja i vendosi marsin e vitit të kaluar kur shpërtheu pandemia kufizimet për të gjitha udhëtimet jothelbësore.

Me qëllimin të shmangej rreziku i importimit të varianteve të reja të koronavirusit, komisioni ka kërkuar gjithashtu edhe përdorimin e të ashtëquajturës “frenë e emergjencës”, e cila do të mundësonte vendosjen e kufizimeve të shpejta të udhëtimit për vendet ku situata shëndetësore pëson një përkeqësim të menjëhershëm. /k.k/noa.al/