VIDEO/ Marinsi i armatosur fluturon në ajër mbi anije
Transmetuar më 03-05-2021, 20:32

E ardhmja e luftrave mund të duket si filmi juaj i preferuar i superheronjve pasi një marins anglez vendosi një mjet fluturues në këmbët e tij duke fluturuar në bordin e një anijeje.

Kjo video i bën jehonë filmave si Iron Man me marinsat që ngrihen nga një litar i fiksuar në një varkë të vogël pas HMS Tamar dhe fluturojnë në kuvertën e saj.

Kostumi i gravitetit, nga firma britanike e aeronautikës Gravit Industries, po testohej nga Flota Detare në Kanalin Anglez për operacionet e ardhshme – me videon që tregon se si marinsat mund të hidheshin lehtësisht nga anija në anije duke fluturuar në ajër.

Por kostumet, të cilat kushtojnë më shumë se 300,000 paund, janë akoma duke u testuar.

Marina Mbretërore ka testuar konceptin e ekipeve sulmuese Jet Suit që nga viti i kaluar.