Transmetuar më 04-05-2021, 08:03

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka publikuar një video në rrjete sociale, ku shfaqet transformimi i bërë në parkun e Liqenit Artificial në Tiranë.

Në videon e publikuar shihen hapësira të gjelbëruara, kënde sportive dhe rrugica të asfaltuara.

Parku shihet si një mundësi shumë e mirë për banorët e kryeqytetit, por jo vetëm për të bërë xhiro në natyrë, ose për të ushtruar aktivitet sportiv.

“MIRËMËNGJES

nga parku i liqenit të Tiranës”, shkruan Rama. /S.H /NOA.al

https://fb.watch/5gCQvVAgHS/