Ndahet nga jeta në moshë të re, shefi i komisariatit të Lushnjës Adrian Matani
Transmetuar më 04-05-2021, 09:29

Është ndarë nga jeta shefi i komisariatit të Lushnjës Adrian Matani. Ai mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare.

Për ndarjen e tij nga jeta kanë reaguar shumë miq dhe kolegë të cilët u kanë shprehur ngushëllimin e tyre familjes në rrjetet sociale, ndërsa shkruajnë se lajmi i hidhur u duket i pabesueshëm

Mësohet se shefi i komisariatit të Lushnjes dyshohet se ka humbur jetën  nga problemet me zemrën.

Metani prej vitesh ishte pjesë e Policisë së Shtetit, ndërsa së fundi ishte shef i komisariatit të Lushnjes./K.B/NOA.al