“Me Lulzim Bashën, PD drejt fitores së madhe të pashmangshme”, – Nga Skënder Kapiti
Transmetuar më 04-05-2021, 11:25

OPINION NGA Skënder Sadri KAPITI

Partia Demokratike , reformatori i saj Lulzim Basha në këto zgjedhjet e 25 Prillit 2021 arriti maksimumin e rezultatit në historine e PD-së pas asaj të vitit 1992, pavarësisht se Basha nuk pati mirëkuptimin dhe as lehtësira për të aplikuar një politikë  rrënjësisht  reformatore në PD, pasi ai u pengua nga elita e vjetër politike, nga ata prej të cilëve PD ishte kapur dhe shfrytëzuar për interesa personale e nepotiko-klanore.

Përballë e kundër Bashës u rreshtuan edhe interesaxhinjt e  deviatorët e tjerë që u shpërndanë dhe formuan partiza fantazmë me qëllim dëmtimin sa të mundnin,  Partinë Demokratike dhe sidomos  te Lulzim Bashën.

PD  nuk u shkëput tërësisht dhe as sa e si duhet nga sindroma e egoizmit, inatit dhe hakmarrjes kundër vizionit e ndryshimit që kërkonte Lulzim Basha, i cili premtonte ndryshimin e Shqipërisë, por në një beteje edhe brënda vetë PD-së, brënda së cilës pengohej ndryshimi.

Fakti që ish personalitete të larta karriere politike e pushteti në Partinë Demokratike ashtu si më parë kur ish Presidenti Bamir Topi kaloi dhe mbeti patericë e Edi Ramës, ashtu edhe tani në zgjedhjet e 25 Prillit 2021  jo pak  prej tyre kaluan në indiferentizëm djallëzor dhe disa të jerë  si Murrizi, Topalli, Hajdari, Patozi etj., ashtu edhe këta më të fundit  kaluan si opozitë politike kundër Lulzim Bashës, ashtu sikurse edhe tipat egoist e karrieristë si Spartak Ngjela, Kreshnik Spahiu etj. që ishin “opozitarë” të Bashës. Dhe  këto vertetojnë atë se sa vështirësi pati Basha për realizimin e vizionit të tij dhe të fitores së thellë të PD-së, gjë e cila me Bashën në Krye të PD-së, Partia Demokratike do ta fitojë pashmangshmërisht së shpejti.

Mendoj se Bashës iu imponua nga politika e vjetër edhe përfshirja në listën e Partisë Demokratike të kryetarë të partive të tjera të djathta si Dashamir Shehi, Fatmir Mediu edhe si Shpëtim Idrizi  e Agron Duka, këta kryetarë partish politike fantazma që shkaktojnë alergji te antarët e PD-së, gjë e cila krijoi edhe një farë pakënaqësie të demokratët, pasi nuk ishte e nevojshme përfshirja e tyre në listën e PD-së, por përkundrazi  Partia Demokratike do të kishte marrë më shumë vota sikur mos t’i kishte në listë të saj këta xhepavulmbajtësish dhe matrapazë e xhambazë politik, pasi më e “sinqertë” për Partinë Demokratike është PS, se sa këto vemje të pa peshë politike  që vetëm sa bëjnë presion dhe shkojnë nga u vjen përfitimi e interesi personal. Këta tipat nuk e kishin hallin te fitorja e Partisë Demokratike por te votimi për numrin e tyre që kishin në listën e Partisë Demokratike,pra thjesht ata  kishin interes vetëm për të marrë mandatin personal të deputetit.

Lulzim Basha në rrugëtimin e tij politik si Kryedemokrat  ai arriti shumë në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, madje atë rezultat që nuk do ta arrinte askush tjetër nga garda e vjetër e pareformuar e Partisë Demokratike, madje ai gardën e vjetër e pati gurë në rrota, ferra  dhe pengesa edhe në këto zgjedhje.

Duhet theksuar se Lulzim Basha u përball në këto zgjedhje me makinerinë shtetërore të manipilimit dhe të blerjes së votës të paparë ndonjëherë në këto 30 vite, si dhe Lulzim Basha kishte përballë edhe makinerinë mediatike gazetareske e televizive si mercenare e mbështetje e fuqishme për pushtetin. Pra janë dëshpëruese dhe mjerane pretendimet e të mezipriturve në radhët e PD-së të “humbjes” së saj si p.sh. edhe të ishPresidetit  hileqar e nihilist Bujar Nishani , me qëllim për largimin e Bashës nga kryetar i PD-së por që askush nuk po ua var pretendimeve të karrieristëve, përfituesve dhe dështakëve të Partisë Demokratike.