Zbulon se partneri e tradhëtonte online me të tjera, vajza anulon dasmën (Foto)
Transmetuar më 04-05-2021, 11:58

Leela Li, një vajzë e re që planifikonte të martohej së shpejti, anuloi dasmën.

Ajo e bëri të ditur lajmin nëpërmjet aplikacionit Tik Tok, pasi zbuloi se i fejuari po e tradhtonte online.

Vajza në TikTok, thotë se anuloi dasmën 26 ditë para se të vinte dita e martesës.

"Unë e anulova dasmën time 26 ditë para se të mendohej të ndodhte, sepse gjeta ish të fejuarin në një faqe në internet për të rritur," – rrëfen ajo.

Ajo që duhet të ishte dita më e gëzueshme në jetë dhe ëndrra e madhe, ndodh që të përmbyset për pak minuta.

"Do të bëhej dasmë e madhe. Kishim 101 të ftuar", tha vajza e cila anuloi dasmën. Ajo mori mbështetjen e shumicës së ndjekësve të cilët i thanë se bëri veprimin e duhura: Më mirë herët se vonë! /a.m/NOA.al