Sikur të ishte i biri i saj! Rudina Dembacaj, fjalë zemre djalit të Mark Frrokut
Transmetuar më 04-05-2021, 12:55

Aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembecaj, po shijon lidhjen me partnerin e saj, ish-deputetin Mark Frroku.

Përmes postimeve në rrjetet sociale, moderatorja dhe aktorja e njohur tregon se po jeton momentet më të lumtura të jetës së saj krah bashkëshortit të saj Mark Frrokut, por jo vetëm, edhe me familjarët e tij.

Ajo ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me fëmijët e Markut dhe i do shumë. Së fundmi djali i Markut, Leondardi feston ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte as urimi i Rudinës e cila e quan atë bir dhe i thotë se e do shumë.

“Gëzuar ditëlindjen biri im, të dua”, shkruan Rudina.