Transmetuar më 04-05-2021, 13:26

Përfshihet nga flakët një anije në Portin e Vlorës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:05, në Triport, Zvërnec.

Nga zjarri i rënë  është djegur anija e peshkimit, e ankoruar, në pronësi të shtetasit F. S., në të cilën po kryeshin riparime. Policia tha se si pasojë e zjarrit ka vetëm deme materiale.

Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë aksidentalisht.

Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

/a.m/NOA.al