Transmetuar më 04-05-2021, 13:40

Pas mungesës në tregun muzikor shqiptar prej disa vitesh, Elvana Gjata u rikthye me një album të ri, të titulluar “Çelu”.

Elvana Gjata u shfaq për herë të fundit në festivalin e RTSH-së, ku doli e dyta, ndërsa Alketa Vejsiu u pa të mërzitej shumë që ajo nuk fitoi.

Duket se Alketa kishte dalë garante e fitores së saj dhe kjo duket se zhgënjeu shumë këngëtaren.

Ndërsa albumi përbëhet nga shtatë këngë, Elvana ka treguar se e preferuara e saj është “Vendi Im”, të cilën Pirro Çako e kishte shkruar para 30 viteve për të atin e ndjerë.

Të gjitha këngët e artistes janë mirëpritur nga albumi dhe urimet për Gjatën kanë qenë të shumta. Elvana u kujdes që të gjithë miqve të saj t’i kthente përgjigje me përjashtim të njërës: Alketa Vejsiut.

Pas kthimit në muzikë, Alketa Vejsiu i ka komentuar në një nga videot e saj duke kënduar, por nuk ka marrë asnjë përgjigje mbrapsht.

“Me yll në ballë” dhe “Emocion i vërtetë” ishin komplimentet e Alketës.

Elvana duket se ka hatërmbetje me Alketën që nga “Festivali i Këngës 58”, ku siç dihet vendin e parë e fitoi Arilena Ara me baladën “Shaj”.

Me këngën “Me Tana” sapo dëgjoi se zuri vendin e dytë, ajo doli menjëherë nga skena duke mos takuar asnjë njeri të pranishëm aty.

Alketa dukej pro këngëtares për t’u shpallur fituese, por kjo gjë nuk ndodhi, pasi u përmbys gjithçka gjatë finales nga organizatorët. Alketa pati edhe një sherr me regjisoren Vera Grabocka për humbjen e Elvanës. Mësohet se ishte RTSH dhe juria ato që përmbysën fituesin në minutat e fundit.

/a.m/NOA. al