Transmetuar më 05-05-2021, 07:43

Dita e sotme sjell kthjellime të pakta dhe vranësira të herë pas-hershme, të cilat do të dominojnë vendin tonë gjatë paradites.

Por mesdita dhe pasditja sjellin zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje të pakta shiu në pjesën më të madhe të vendit. Mbrëmja dhe orët e natës ri-kthejnë kthjellimet në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në të dy vlerat ditore duke luhatur temperaturat në territor nga 8°C vlera më e ulët e mëngjesit deri 25°C mesdita.

Era do fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi Jugor duke arritur shpejtësi deri 45-50 km/h dhe për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 4-5 ballë.

Kosova

Dita nis me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare, por pas mesditës shtohen vranësirat në vend duke gjeneruar shira të pakët dhe të izoluar, situatë e cila vijon edhe pasdite.

Maqedonia e Veriut

Moti në territorin e MV mbetet deri në mesditë me kthjellime. Por mesdita sjell zhvillim të vranësirave fillimisht në zonat perëndimore dhe gradualisht në të gjithë vendin duke rrezikuar reshje të pakta, të cilat mbeten edhe gjatë mbrëmjes.

Rajoni dhe Europa

Vranësira të dendura, të cilat herë pas herë pësojnë zhvillim duke sjellë reshje të pakta dominojnë Europën Lindore, veriore dhe atë qendrore. Ndërsa Europa Perëndimore dhe Jugore do të paraqiten kryesisht me kthjellime. /S.H /NOA.al