Transmetuar më 05-05-2021, 09:16

Manchester City është finalistja e parë e Champions League për këtë sezon.

‘The Citizens’ kanë mposhtur sërish PSG, kësaj radhe në shtëpi me rezultatin 2-0.

Të dy golat u shënuan nga Mahrez, teksa PSG u mjaftua me vetëm një karton të kuq të Di Maria-s. Kjo është hera e parë në histori që Manchester City kualifikohet në finale teksa Guardiola e do me patjetër këtë vit trofeun e Champions League.

Pritet të shihet kush do të jetë finalistja e dytë mes Chelsea dhe Real Madrid. Spanjollët kanë shansin edhe këtë vit të thellojnë rekordin historik të Champions League, kurse në rast se kualifikohet londinezët atëhere finalja do të jetë tërësisht angleze./K.B/NOA.al