Transmetuar më 05-05-2021, 09:25

Mendoni se aftësia juaj për ngritjen e peshave është mbresëlënëse? Një nga gjyshet më të fuqishme në botë, i kalon 20 orë në javë duke u stërvitur – dhe thotë se ndihet më mirë sesa 30 vite më parë.

Mary Duffy, 71-vjeçe, praktikon peshëngritjen që nga mosha 59-vjeçe duke dashur të heqë peshën e tepërt trupore, por peshëngritja me kalimin e viteve iu shndërrua në pasion.

Tani ajo mund të ngrejë pesha më shumë sesa një mashkull as sa gjysma e moshës së saj, dhe mban rekordin e peshëngritjes në kategorinë deri në 114 kilogram (më shumë sesa një elefant i posalindur).

E pavarësisht se e kanë këshilluar që është shumë e vjetër për t’u marr me këtë lloj të sportit, pensionistja nga Connecticut, SHBA, thotë se nuk e ka ndërmend të ndalet. /S.H /NOA.al